E teksa ka nisur protesta e thirrur nga Sali Berisha në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, militantët demokratë kanë përzgjedhur banderola të ndryshme.
Pjesë e kësaj protestë është bërë edhe “Luizi i Big Brother”. Disa protestues kanë ngritur dronin me një banderolë ku shkruhet: “Luizi kryeministër i ardhshëm”.
Në protestën e sotme bie në sy numri i ulët i qytetarëve të cilët janë të zhgënjyer nga politika dhe nuk ndjekin thirrjet e Berishës. Kurse në krahun tjetër, Luizi është personazhi kryesor i Big Brotherit që ka fituar zemrat e Shqiptarëve dhe ka fituar një popullaritet më të madh.