Ilir Meta duket se ka gjetur “ilaçin” e kësaj vape të tmerrshme që ka pushtuar Shqipërinë.
Meta është zhytur në rrjedhën e lumit të Shalës, ku përshëndet disa personazhe që kanë lidhje me Shalën dhe luginën e Shalës.
“Ju përshëndes të dashur miq nga lumi i Shalës në Theth, në veçanti të gjithëve ju që jeni të dashuruar me këto mrekulli të Alpeve tona! Një përshëndetje të përzemërt për Bes Kallakun, i cili më nxiti të hidhem për herë të parë në lumin e Shalës! Përshëndes “Neomalësoren” në anën tjetër, si edhe Edmond Haxhinaston, si nip i Shalës që është dhe që më ka folur aq shumë për këtë vend të mrekullueshëm! Malet tona më të larta, ujrat tona më të kaltra! Bes Kallaku, Edmond Haxhinasto“, thotë Ilir Meta. KETU SHIKO VIDEO-n:












