Kuvendi ka miratuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Tashmë, Berisha do të përballet me drejtësinë pa imunitetin e deputetit.
Pasi me 75 vota pro të mazhorancës socialiste u vendos për të zhveshur nga imunitetit i deputetit Sali Berishën, Kuvendi ia ka dorëzuar zyrtarisht vendimin, Prokurorisë së Posaçme… me skuter elektrik.
Në dokumentin e dërguar në SPAK me skuter, Kuvendi informon për heqjen e imunitetit të Berishës, duke i hapur rrugën organit të akuzës që t’i drejtohet me një kërkesë Gjykatës së Posaçme për të ashpërsuar masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit. KETU SHIKO VIDEO-n:












