Inflacioni njohu rënie për herë të parë pas një viti, duke dhënë sinjale se rritja e çmimeve në vend mund të ketë njohur pikun.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, niveli i inflacionit për muajin nëntor u regjistrua në 7.9%, nga 8.3% që ishte në tetor.
Duke krahasuar të dhënat e nëntorit me ato të tetorit, sipas INSTAT, muajin e shkuar çmimet e transportit pësuan uljen më të ndjeshme, në nivelin e 4.8%. Rënie çmimesh ka pasur edhe për grupet qira, ujë, lëndë djegëse me 0.2% si edhe ushqime e pije joalkoolike me 0.1%. TAB2