Gazetari Andi Bejtja ka sqaruar votën “pro” të bashkëshortes së tij, Sonila Bejtja, në lidhje me anikimin e kryeministrit Edi Rama për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku.
Në një përgjigje për mikun e tij, Ermal Mulosmani, gazetari deklaron se bashkeshortja e tij ka argumentuar se Kushtetuta i ka njohur të drejtën 1/5 së deputetëve për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.
“Në atë vendim, gjyqtarja e vetme në pakicë ishte Sonila Bejtja, e cila mbajti qëndrim tërësisht të kundërt me kolegët e saj, duke mbështetur idenë se rasti i Berishës duhej të kalonte për shqyrtim në themel. Gjyqtarja Bejtja ka argumentuar se Kushtetuta i ka njohur të drejtën 1/5 së deputetëve për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e drejtë nuk mund t’i mohohet ligjvënësve”, shkruan Andi Bejta në përgjigjen për mikun e tij, gazetarin Ermal Mulosmanin.












