Një zarf i zi sapo ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother. Banorë aludojnë se mund të jetë një dënim me përjashtim për Luizin, pas gjithë situatës të tensionuar që ka ndodhur me Kiarën.
Gjatë lojës Luizi ka ngushtuar Kiarën në një cep të shtëpisë duke mos e lënë të lëvizë. Pas këtij momenti Kiara është ndier shumë e rënduar psikologjikisht dhe ka debatuar me Luizin duke shpërthyer në lot. Kjo ka sjelle dhe prishjen e çiftit dhe akuzat e banorëve për dhunë psikologjike.
Sakaq, Maestro ka deklaruar se nëse zarfi i zi përmban “përjashtimin” e Luizit, ai ndihet bashkëfajtor pasi i ka dhënë “zemër” këngëtarit duke e mbështetur në këtë veprim kundër Kiarës. Pas rastit te Kejvinës, sot në mediat online po përflitet edhe perjashtimi i Luizit por ai nuk e pranon se ka dhunë ndaj Kiarës.
Në mbrëmje Luizi e ka kuptuar se zarfi i zi është pikërisht kundër tij dhe i është drejtuar Kiarës me fjalët “Ja arrite qëllimit” kjo ka mjaftuar që Kiara që ndihet në faj të shpërthejë në lot.












