Monday, August 3, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Zbardhet propozimi i PD me 100 bashki! Ja si ndryshon harta e Shqipërisë…

by Rilindje
31/07/2026
in AKTUALITET
Zbardhet propozimi i PD me 100 bashki! Ja si ndryshon harta e Shqipërisë…

Partia Demokratike ka publikuar propozimin e saj për një reformë të re territoriale, e cila parashikon rritjen e numrit të bashkive nga 61 qe janë aktualisht në 100 bashki, duke rikthyer një pjesë të njësive administrative si bashki më vete dhe duke ndarë bashkitë më të mëdha të vendit.

Harta e re e propozuar, sipas PD-së, synon të afrojë pushtetin vendor me qytetarët, përmes krijimit të njësive më të vogla administrative. Numri i bashkive rritet me 39 njësi, duke kaluar nga 61 bashki aktuale në 100 bashki.

Bashkitë e reja që shtohen janë: Velipojë, Drivast (Drishti), Koplik, Bicaj, Shishtavec, Bregu i Matës, Orosh, Zadrimë, Mamurras, Rubik, Sukth, Fushë-Krujë, Lurë, Klos, Shupenzë, Kastriot, Petrelë, Kashar, Dajt, Arbanë, Ndroq, Ardenicë, Fiershegan, Dushk, Fratar, Cakran, Frakull, Bradashesh, Shpat, Shpirag, Otllak, Bilisht, Ersekë, Leskovik, Voskopojë, Mokër, Libohovë, Novoselë, Amantia, Orikum dhe Ksamil.

  • Ndryshimi më i rëndësishëm në hartën e propozuar prek Tiranën. Nga një bashki e vetme, kryeqyteti ndahet në gjashtë bashki: Tiranë,  Kashar,  Dajt, Petrelë,  Arbanë, Ndroq. Në këtë mënyrë sipas PD një pjesë e zonave periferike dhe rurale të kryeqytetit do të administrohen nga bashki të veçanta, ndërsa Bashkia Tiranë do të mbulojë zonën qendrore.
  • Edhe qarku i Shkodrës pëson një nga ndryshimet më të mëdha. Përveç Bashkisë Shkodër, krijohen edhe: Velipojë, Drivast (DRISHTI) Koplik (duke u ndarë nga Malësia e Madhe). Kjo e çon zonën në katër bashki të mëdha vendore.
  • Një tjetër ndryshim i rëndësishëm parashikohet në Fier. Përveç bashkive ekzistuese, krijohen: Frakull, Cakran,  Ardenicë, Fiershegan. Ndërsa Mallakastra ndahet me krijimin e Bashkisë Fratar.
  • Në juglindje, reforma propozon krijimin e disa bashkive të reja: Bilisht, Ersekë, Leskovik, Voskopojë dhe Mokër. Ndërkohë Korça, Maliqi dhe Pogradeci vijojnë të mbeten bashki më vete.
  • Në qarkun e Vlorës, përveç Bashkisë Vlorë, krijohen edhe:  Orikum, Novoselë, Amantia.Ndërsa në jug të vendit propozohet krijimi i Bashkisë Ksamil, e cila shkëputet nga Saranda. Po ashtu rikthehet Bashkia Libohovë.
  • Në veri dhe Shqipërinë e Mesme, projekti parashikon: Lezha ndahet me krijimin e Bregut të Matës dhe Zadrimës. Mirdita ndahet me krijimin e Rubikut dhe Oroshit. Kurbini ndahet me krijimin e Mamurrasit.
  • Durrësi ndahet me krijimin e Bashkisë Sukth. Kruja ndahet me krijimin e Bashkisë Fushë-Krujë.
  • Në qarkun e Beratit krijohen dy bashki të reja:  Shpirag dhe Otllak! Ndërsa në Elbasan krijohen: Bradashesh dhe Shpat. Këto bashki shkëputen nga njësitë aktuale me synimin për të krijuar administrim më të afërt me komunitetet.

NGA KATEGORIA

Çmimi i “çmendur” i naftës në Shqipëri, vjen LËVIZJA urgjente…
AKTUALITET

Çmimi i “çmendur” i naftës në Shqipëri, vjen LËVIZJA urgjente…

03/08/2026
Aksident zinxhir në autostradën kombëtare, përplasen 7 automjete…
AKTUALITET

Aksident zinxhir në autostradën kombëtare, përplasen 7 automjete…

03/08/2026
Zyrtarizohen kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, kush janë 5 EMRA në garë…
AKTUALITET

Zyrtarizohen kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, kush janë 5 EMRA në garë…

03/08/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Pëson atak kardiak, ndahet nga jeta në moshë të re burri i deputetes së PD-së…

03/08/2026
“Furtunë” ndryshimesh në Polici/ Drejtori del me URDHËRIN, kush janë “shefat” e rinj…
AKTUALITET

Policia e Shtetit kryen NDRYSHIMIN e fortë! Kryepolici mund të…

02/08/2026
Keni planifikuar pushime? Parashikimi i motit, çfarë na pret në fillim të Gushtit…
AKTUALITET

Keni planifikuar pushime? Parashikimi i motit, çfarë na pret në fillim të Gushtit…

01/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Çmimi i “çmendur” i naftës në Shqipëri, vjen LËVIZJA urgjente…
AKTUALITET

Çmimi i “çmendur” i naftës në Shqipëri, vjen LËVIZJA urgjente…

03/08/2026
“Edi kundër Edit”/ Rama reagon ndaj gazetarit për marrëveshjen me Italinë: Ishte mashtrues…
EDI RAMA

“Ky është akt i turpshëm!”/ Rama shpjegon vendimin e bujshëm…

03/08/2026
Aksident zinxhir në autostradën kombëtare, përplasen 7 automjete…
AKTUALITET

Aksident zinxhir në autostradën kombëtare, përplasen 7 automjete…

03/08/2026
Zyrtarizohen kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, kush janë 5 EMRA në garë…
AKTUALITET

Zyrtarizohen kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, kush janë 5 EMRA në garë…

03/08/2026
Shkrirjen e 15 bashkive/ Kryebashkiakja socialiste del kundër Ramës dhe shpërthen në akuza…
POLITIKË

Shkrirjen e 15 bashkive/ Kryebashkiakja socialiste del kundër Ramës dhe shpërthen në akuza…

03/08/2026
Surpriza e vitit! Kush është plazhi në Shqipëri që “pushtohet” nga turistët e huaj…
TË TJERA

Surpriza e vitit! Kush është plazhi në Shqipëri që “pushtohet” nga turistët e huaj…

03/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!