Shqipëri – Ishujt Faroe do luhet sot më 20:45 në “Air Albania”, për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në Grupin E.
Tanimë të kualifikuar për në fazën finale të “Gjermani 2024”, mbrëmja e sotme do jetë festive për 22 mijë shqiptarët në stadium.
Ndërkohë që një flamur gjigant kuqezi do jetë në tribunën përballë, i shpalosur nga tifozët. Përmasat të kujtojnë koreografinë speciale në “Qemal Safa” në 4 shtatorin e 2004, për fitoren 2-1 të kuqezinjve kundër Greqisë që vinte si kampione e Europës. KETU SHIKO VIDEO-n: