Arresohet një tjetër pastruese në Tiranë. Bëhet me dije se Policia e ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gracka” duke ndaluar shtetasen me iniciale E.K, e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E., në rrugën “Vaso Pasha” në kryeyqtet.
Një javë më parë kjo shtetase ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të reja. Gjatë kontrollit në çantën e saj efektivët e policise gjetën dhe sekuestruan 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të reja.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. Akush nuk tolerohet, të gjithë të barabartë bërballë ligjit.