Një aksion i shtrirë në disa qytete të vendit ka bërë që të sekuestrohen qindra kamera në rrugë e që dyshohet se ishin vënë aty nga kontigjentë kriminalë.
Pas aksioneve në Shkodër, Vlorë dhe Durrës, tashmë duke se radha i erdhi kryeqytetit për heqjen e kamerave që shkelin privatësinë e të tjerëve e që mund të shfrytëzohen nga eksponentë të krimit.
Policia është angazhuar për të hequr të gjitha kamerat në zonën e Ali Demit, Tiranë. Të gjitha komisariatet e kryeqytetit kanë marrë urdhër të nisin aksionin për heqjen e tyre, ndërsa askush nuk do të tolerohet përballë ligjit.