Ambasada e SHBA në vendin tonë ka reaguar pas zgjedhjes së ri të kreut të SPAK Klodian Braho, i cili do të pasojë në këtë post Altin Dumanin.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada e SHBA përgëzon Altin Dumanin për integritetin dhe guximin në mbajtjen para përgjegjësisë të kriminelëve ka forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për të na bërë të gjithëve më të sigurt nga plaga e krimit transnacional dhe trafikimit të drogës.
Ndërkohë më tej në mesazh thekson se pret me padurim bashkëpunimin me kryeprokurorine sapozgjedhur të SPAK, Klodian Braho.













