Një lajm i fundit ka ardhur mëngjesin e kësaj të marte sa i përket ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar kontrolle banesën e Ilir Prodës.
Mësohet se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të shoqëruar dhe nga përfaqësues të SPAK kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në banesën e ish-kryepolicit.
Sipas asaj që është mësuar deri më tani nga mediat thuhet se aksioni është pjesë e një hetimi, në kuadër të të cilit ka dalë edhe emri i Prodës.
Kujtojmë se në mars të këtij viti Ilir Proda u shkarkua nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vendimi erdhi pas protestave të Partisë Demokratike, ku si pasojë e flakadanëve të hedhur nga protestuesit u vendos në rrezik jeta e disa artistëve shqiptarë dhe të huaj të cilët ndodheshin në ambientet ish-vilës së Diktatorit Enver Hoxha.












