Gjykata e Posaçme (GJKKO) zhvillon sot në orën 12:00 seancën paraprake për ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe të pandehurit e tjerë të përfshirë në dosje.
Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila pritet të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, apo do të rikthehet në SPAK për hetime të mëtejshme. Dosja është dërguar për gjykim më 10 shtator.
Kujtojmë që Erion Veliaj u shkarkua si kryebashkiak i Tiranes pas propozimit të kryeministrit Edi Rama.












