Vijojnë të jenë prezentë problematikat si pasojë e motit të keq në qarkun e Dibrës.
Reshjet e dëborës ia kanë lënë vendin ngricave ku temperatura në Bulqizë ka shënuar vlerën më të ulët -15 gradë Celcius.
60% e fshatrave të Qarkut Dibër vijon të jetë e bllokuar, pasi lartësia e dëborës arrin rreth 1 metër në Lurë, Selisht, Kalaja-Dodës, Sllovë, Trebisht dhe Ostren.
Rruga nacionale Peshkopi-Bulqizë në disa segmente duhet të përdoren zinxhirët. Firma nënkontraktore po punon për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit është hapur për qarkullimin e mjeteve edhe Rruga e Arbrit.