Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij ka menduar për t’i bërë më të bukura festat e fundvitit per familjet shqiptare.
Si pjesë e “Paketës së Madhe” e cila do të ndihmojë mbi 1 milionë shqiptare, Rama ka dhënë lajmin e shumëpritur edhe për policët e burgjeve që ditët e janarit do të përfitojnë 100 mijë lekë të vjetra shpërblim.
“10 000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe edhe për të gjithë punonjësit e Sistemit të Burgjeve, pas rritjes së pagave të tyre deri në 33% prej 1 Shtatorit të këtij vit”, shkruan Rama.