Martin Cani, 14-vjeçari që humbi jetën pas një sherri me thika mes adoleshentëve në Tiranë, ishte futbollist i Dinamos.
Klubi kryeqytetas ka bërë një reagim teksa thekson se 14-vjecari ishte pjese e të rinjve të Dinamos.
“Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira. U prehsh në paqe Martin”, thuhet në reagimin e Dinamos.












