Veç taksës së fjetjes për apartamentet me qira ditore do të paguhet edhe një “taksë e sheshtë”. Ajo do të jetë 20 euro në vit për çdo krevat në fazën fillestare dhe do të rritet në 50 euro në vit, sipas skenarit të zhvillimit të turizmit.
Kush jep apartamente me qira ditore, veç taksës së fjetjes do t’i paguajë shtetit edhe 20 euro në vit për çdo krevat që ka në formën e një “takse të sheshtë”. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit planifikon në varësi të zhvillimit të turizmit, “detyrimi për çdo shtarat” të rritet në 50 euro çdo vit.
Nga ‘taksa e sheshtë’ që nuk do t’i ngarkohet hoteleve apo bujtinave, por vetëm apartamenteve me qira ditore, shteti planifikon të mbledhë rreth 14.5 milionë euro. Në total bashkë me taksën e fjetjes, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit vlerëson se do të arkëtohen mbi 85 milionë euro.
Për të formalizuar sektorin e akomodimit, do të ngrihet një Task-Forcë për frenimin e ekonomisë informale, e cila do të identifikojnë strukturat e paregjistruara dhe gjobisë ato.