I ftuar në emisionin “Log” në News24, Lulzim Basha ka komentuar protestën e “21 Janarit” 2011 ku humbën jetën 4 protestues.
Basha tha se ka pasur një dilemë të fortë etike për dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm, por vendosi të mbante detyrën për të ruajtur rendin publik.
Basha shtoi se shumë gjëra kanë ndodhur gjatë asaj proteste dhe i bëri thirrje SPAK-ut për një hetim të pavarur, të cilin ai e konsideron të nevojshëm për të sqaruar të gjithë ngjarjet, nga momenti i parë deri te i fundit.
“Po, është e vërtetë qe doja të jepja doreheqjen. E vetmja vlerë që ka sot, është kjo, që në balancë ato dite, ato javë ishim në prag të një shkalafitje shtetërore, të një shoqërie që 1 dekadë e gjysmë më parë kishte përjetuar diçka shumë të dhimbshme me kosto të lartë, duhet të prevalonte në fund gjithmonë interesi publik. Në atë ngjarje kanë ndodhur shumë gjëra. Duhet një hetim i ndarë nga politika, duhet të merret në shqyrtim nga drejtësia çdo gjë nga momenti i parë te i fundit. Nuk më takon mua në veçanti ish-ministër i Brendshëm dhe i askujt tjetër që ka qenë pjesëtar në atë ngjarje të bëjë gjyqin në studion televizive”, tha Basha.












