Aktori i humorit, Julian Deda i ka bërë një dedikim romantik bashkëshortes në 25-vjetorin e lidhjes, duke e konsideruar atë gjënë më të mirë që i ka ndodhur.
I ftuar në “S’e Luan Topi”, Juli tha se nuk e kanë pasur jetën të thjeshtë, por me Armandën në krah, këto 25 vite kanë qenë absolutisht vite të arta për të.
“Unë gjithmon i them gjëra publikisht bashkëshortes saqë më thotë: “Shiko, mos më thuaj më gjëra publikisht se më çmende”.
“Kjo sepse ajo bën një punë tjetër, në institucion shtetëror dhe kanë të tjera marrëdhënie. Më thotë që vijnë atje dhe më thonë që të ka thënë burri kështu, ashtu… Po burri artist është, këtë punë ka burri. S’ka jetë private më”, rrefen Jul Deda.












