Paga e një nëndrejtori shkolle të arsimit të mesëm të ulët në vend do të shkojë në 865.000 lekë në maj të këtij viti për të shkuar në vitin 2024 në 990 042 lekë te vjetra.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar paraditen e sotme pagën e këtij sektori, duke shpjeguar edhe arsyet e rritjes së çdo niveli dhe kategorie dhe synimet e qeverisjes së tij.
“Pagat e reja, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900 Eurove në 2024, janë fryt i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve”, shkruan Rama.












