Gjendja brenda Partisë Demokratike, ku Berisha ku “humbur vulën” ndërsa Basha nuk po i del për zot demokratëve, ka rritur besimin e Partisë Socialiste për një rezultat më të thellë në zgjedhjet e 14 majit.
Damian Gjiknuri ka bërë një parashikim për zgjedhjet e 14 Majit. Sipas numrit dy të Partisë Socialiste, me kandidatët që do të nxjerrin, do të marrin midis 45 dhe 55 bashki në të gjithë vendin. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së nuk pranon që partia e tij të jetë përgjegjëse për gjendjen ku është sot Partia Demokratike.
“40 bashki nuk diskutohet që i fiton Partia Socialiste. E kam thënë në bazë të rezultateve historike. PS synon nga 45-55 bashki. Besoj që ky do të jetë rezultati qe ne do te marrim me 14 maj“, thotë Damian Gjiknuri.












