Banorët e shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ janë tronditur me ardhjen e një zarfi të zi. Lajmi për këtë penalitet nuk u prit aspak mirë mirëpo kishte edhe nga ato banorë, që aluduan.
Një prej tyre ishte Olta Gixhari. Aktorja e njohur, e cila është bërë pjesë e shtëpisë që nga dita e parë, mendon se zarfi ka lidhje me të dhe Qetsorin per shkak të komunikimit të tyre me “kode”. Sipas banores, do ketë penalitet për faktin se ata kanë folur me njëri-tjetrin në lidhje me nominimet.
Shpejt në rrjet kanë nisur aludimet se zarfi i zi është për Oltën e cila javën e kaluar e mori një paralajmërim nga Big Brotheri. Mbetet për t’u parë në mbrëmjen e sotme, nëse produksioni do ta përjashtojë perfundimisht Oltën nga çmimi i madh?












