Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se shumë shpejt shqiptarët do të kenë mundësi që të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se duke filluar nga data 20 prill qytetarët shqiptarë do të udhëtojnë pa viza drejt Emiratet e Bashkiara Arabe.
“Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe pa viza nga 20 prilli”, shkruan Rama. Kujtojmë se në muajin janar kryeministri Rama njoftoi gjiashtu se edhe drejt Kinës qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza.Dy muaj më parë zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino dhe ambasadori kinez në Tiranë, Zhou Ding firmosën marrëveshje për heqjen e vizave.












