Ekspozita e kryeministrit Edi Rama në Greqi ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave franceze.
Ka qenë televizioni “TV5 Monde” i cili i ka kushtuar një reportazh të gjatë ekspozitës të kryeministrit Shqiptar Edi Rama në Zapion Megaron, ku morën pjesë personalitete të shquara si Kyriakos Mitsotakis, Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias etj.
“Arti në shërbim të vëllazërimit”, titullohet reportazhi, duke iu referuar fqinjësisë dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ndërkohë, korrespodentja e televizionit francez në Greqi, Angjili Kurni, e ka cilësuar Ramën si detajist i cili është kujdesur vetë për mënyrën se si ishin vendosur veprat e shumta në mur.












