Aktorja Delinda Disha mes humorit është ftuar nga gazetari ne studio qe të shikonte një filxhan kafeje turke e të bënte parashikime per fituesin e Big Brother.
Disha tha se fituesi i Big Brother do të jetë me gërmën “O”, duke parashikuar Olten si fituese, por ajo tha se ky parashikim mund të ketë anen tjetër të medaljes pasi “O” mund të përkthehet si “zero me bisht”, pra një zhgënjim i madh për aktoren.
“Big Brother del me lek të madh, peshk me del mua këtu por tani ta gjejmë shkronjën. Më del me O, është aktore më del me O. Është aktore teatri shumë e mirë por unë kam hallin kjo “O” mos është ndonjë ‘zero me bisht’ dhe mbase nuk do marri gjë fare aktorja“, tha Dalinda Disha me humor.












