“Big Brother VIP” ka vendosur sot që t’i informojë banorët për sulmin të ndodhur ndaj Top Channel. Luiz Ejlli u përlot në studio kur mësoi se nga ky sulm mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola.
Luizi tha se e njihte Palin dhe premtoi se nëse do të ishte ai fiuesi i 100 mijë eurove një pjesë të parave do ta dhuronte për familjen e të ndjerit. Deklarata e Luizit se e njihte Palin bëri kurioz publikun në të gjithë Shqipërinë. Takimi i parë mes tij dhe Palit ka qenë mbrëmjen e 24 dhjetorit kur Luizi sapo do hynte në shtëpinë e Big Brother VIP. Kur u pyet nga Arbana, Luizi tha se nuk ishte mërzitur pasi po ngrohej në kabinën e rojes.
“Ja ishim duke u ngrohur pranë zjarrit”, tha Luizi ndërsa fliste me Arbanën, kur u fut brend shtëpisë ju tha banorëve se ishte jashtë me rojen dhe se ishte burrë i mirë shumë. SHIKONI KETU VIDEO-n:












