Kiara Tito, Bledi Mane, Ronaldo Sharka dhe Efi janë 4 ish-banorët e rikthyer mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Me tu futur në shtëpi, Efi filloi t’i kërkonte “llogari” Luizit për tatuazhin, duke qenë se ia kishte premtuar t’ia bente ajo.
Me shaka i tha se ‘është i shpifur’ dhe këtu ndërhyn Kiara dhe i thotë se është i bukur dhe se ajo do i bëjë asaj tatuazh pasi të dalin nga Big Brother VIP. Pjesë nga biseda:
Efi: Po, si guxove te beje tatuazhin? Dal ta shoh i çik, shumë i shpifur
Luizi: E di…(qesh)
Kiara: Kush është i shpifur moj?
Efi: Nuk ja ka bërë mirë
Kiara: E ka qarë, ça thua. Pse nuk ja ka bërë mirë?!
Efi: Se nuk ja kam bërë unë
Kiara: Mirë, do ma bësh mua ti kur të dalim, se pajisjet nuk i ke këtu
Efi: Bëjmë kërkesë të sjellin pajisjet.












