Kiara dhe Luizi janë përplasur keq me Zhaklin Lekantarin, shkak është bërë ndërhyrja që opinionistja bëri për Dean.
Zhaklin: Kur dëgjoj disa banorë që thonë se Dea është pretendente për finale, të gjitha ofendimet bien poshtë. Ju i keni thënë asaj që është e fortë, të gjitha të tjerat bien poshtë. Si do të vinte ty Luiz, sikur të thoja unë që të kam parë që qurravitesh përpara kamerave çdo mëngjes?
Luiz: Çfarë argumentash?
Zhaklin: Kiara ka reaguar e revoltuar duke i kujtuar Zhakut se nuk ka besuar në dashurinë e tyre prandaj nuk i mbështet. Unë të kam mbrojtur dhe kur burri yt të ka dhunuar publikisht.
Kiara: Nuk më ka dhunuar Zhak.
Luiz: Me këtë që the, bravo të qoftë. Me këtë gjë Zhak i vure kapakun.
Kiara: Mund të komentosh çfarë të duash ne jemi më të fortë se kurrë.












