Marrëdhënia e Krist Aliajt dhe Luiz Ejllit në “Big Brother” ka qenë me plot ulje-ngritje, momente gazmore, por edhe debate të ashpra.
Ashtu si për çdo banor, edhe familjarët e Kristit kanë patur një reagim në lidhje me sherrin e fundit të zhvilluar mes tij dhe Luizit. Por vëmendja përqendrohet në seksionin e komenteve, ku fansat e Luizit kanë replikuar kundër një postimi në faqen e Kristit ku ndër të tjera shkruhej:
“Kristi një njeri kot, pa profesion, pa ide, vetëm sa të hajë aty, njeri lyff dhe koti”– shkruan fansi i Luzit, i cili ka marrë një përgjigje të ashpër nga personat që menaxhojnë llogarinë e Kristit në Instagram.
“Hudhi ndonjë para Sudes se ka dalë të lypë Gofoundme. Vetëm ju injorantët dhe parzitët pabuksë jeni me Luizin”- shkruhet në përgjigjen e Instagramit të Kristit.












