Ndalimi i pagesës për inceneratorin e Tiranës është një ndër “punët e para” që Belind Këlliçi zotohet të bëjë nëse behet ne menyre imagjinare kryebashkiak i Tiranes.
Kandidati i Berishes dhe Metes për Tiranën theksoi se paratë e inceneratorit vidhen nga taksat e qytetarëve.
“Pas 14 majit me Belind Këlliccin kryetar bashkie, unë do të ftoj mediat, portale, gazetarët, kushdo që është i interesuar të vijë me mua të bëjë një vizitë në landfillin e Sharrës. Iu ftoj të vini me mua dhe të shohim të gjithë proccesin e depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve të Tiranës. Hapi i parë është ndalimi i pagesave në mënyrë të menjëhershme, sepse janë para që vidhen çdo ditë nga paratë e qytetarëve, nga buxheti i jonë”, tha Kellici.












