Edi Rama ka shtruar sot iftar për besimtarët mylsimanë. Vetë kryeministri Rama, i cili ka një ditë që ka dalë nga spitali pas operacionit të apendicitit, ishte i pranishëm, i shqëruar nga bashkëshortja Linda.
Pamundësia për të qëndruar në këmbë pas operacionit, mesa duket e ka penguar kryeministrin të mbajë fjalën e tij, ndërsa këtë gjë e ka bërë Linda Rama e cila ka rrëfyer 30 orët me Edin në spital. Linda falenderoi stafin mjekesor që u përkujdes për Kryeministrin por në veçanti për njërën prej tyre e cila i dha atë natë jastëkun e qëndisur me emrin e vajzës së saj, Ajlinës.
“Teksa rija e ulur në karrige pak pas mesnate një prej mjekeve më afrohet dhe më pyet “t’ju sjell një jastëk?”. Mbështeta qafën dhe e mbajta gjatë gjithë natës dhe në mëngjes pashë se ishte një jastëk bebesh, një jastëk me një rosak. E pyeta, i kujt është ky jastëk bebesh? “E vajzës time më tha”. Si quhet vajza?- e pyeta. “Ajlina”- më tha, dhe i shkëlqyen sytë. Ajlina ishte ëngjëlli që më kishte qëndruar pranë gjatë gjithë natës!”, tregon Linda.












