Opinionisti Olti Curri, ka reaguar ashpër pas debatit të Arbrit dhe Zhaklinës me Kiarën. Gjatë një videoje live, Olti tha se nuk e kupton se çfarë bën aty Arbri, një person i cili u bë i njohur me dy pako makarona.
Ndër të tjera, opinionisti shtoi se Arbri, në treg është futur si bamirës dhe këto personazhet e famshme i dërgonin pako me makarona e shishe me vaj, kurse tani është kundër tyre.
“Unë nuk e kuptoj sesi një njeri i cili ka hyrë në treg si bamirës… Në fillim shkonin personazhet e famshëm me 2 shishe salcë dhe tre pako makarona tek të varfërit dhe u bë i famshëm Arbër Hajdari. Unë nuk kam shkuar kurrë sepse varfëria nuk mundet me tre shishe vaj dhe dy pako makarona”, shprehet Olti ndër të tjera.












