Vendimi i Kiara Titos për t’i hapur Instagram Luizit, së bashku me dy miqtë e tij më të mirë, Marion dhe Jonin, duket se nuk është pritur mirë nga familja e këngëtarit.
Teksa Instagrami i ri i Luizit numëron më shumë se 210 mijë ndjekës në pak orë, kunati i këngëtarit, Sokol Tahiri ka bërë një reagim kundër Kiares. Sipas tij duhet të ishte pritur dalja e Luizit për hapjen e profilit, gjë e cila nuk është menduar njësoj nga Kiara, për ta përdorur edhe si një kanal mbështetje për këngëtarin kur na ndajnë vetëm 7 ditë nga finalja e madhe.
Çfarë shkruan kunati i Luizit: “Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që t’a lëmë atë të marrë vetë vendimet për instagramin e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me instagramin e tij”












