Nga Gjirokasta ku mbajti një takim elektoral, kryeministri Edi Rama përsëriti sërish synimin e qeverisë për ta rritur pagën minimale në 600 mijë lekë te vjetra.
Kreu i qeverisë theksoi se deri në Prillin që vjen synojnë që ta çojnë pagën mesatare në sektoriun publik në 900 euro nga 530 euro që është aktualisht.
“Ne kemi filluar rritjen më të lartë historike të pagave në Shqipëri, e cila sot ka nisur konkretisht dhe në harkun nga prilli në prillin e ardhshëm, do të bëjë që paga mesatare e atyre që kontribuojnë në sektoriun publik të jetë 900 euro nga 530 që e kemi pasur përpara nisjes së këtij operacioni masiv financiar për të fuqizuar ekonominë e familjeve të atyre që punojnë në Shqipëri“, tha Rama.












