Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka rrëfyer momentet e tij më të vështira në jetë, nga problemet ekonomike që është përballur, fundi i lidhjes me Megi Topallin dhe telefonata e fundit me babait, pak orë para se ai të ndërronte jetë në dhjetor 2022.
Mes lotësh, ai rrëfeu se ka tentuar t’i japë fund jetës pasi u nda nga vajza e Jozefina Topallit pas 10 vitesh që bashku dhe ngeli pa punë. Luiz Ejlli tregoi se hoqi dorë nga muzika pasi “mendova që rruga që po marr me këtë person ka më shumë rëndësi sesa kjo që po lë, u dorëzova para saj, nuk arriti kurrë të më kuptonte dëshirat e vërteta që kisha”.
“Njohja një vajzë që krijova lidhje, zgjati 10 vite. Gjatë kësaj kohe shkova në Francë, kam punuar në ambasadën shqiptare, e dija që po lija diçka të madhe që e kisha krijuar po hoqa dorë sepse mendova që rruga që po marr me këtë person ka më shumë rëndësi sesa kjo që po lë. U dorëzova para saj, nuk arriti kurrë të më kuptonte dëshirat e vërteta që kisha, ëndrrën time. U ktheva në Shqipëri, fillova punën në profesion si noter në Tiranë. Pasi u kthyem filluan momentet e ftohjes mes meje dhe asaj, Për një zënkë momentale vendosëm që t’i japim fund“, rrefen Luizi.












