Ish lojtari kombëtares shqiptare dhe i Besës së Kavajës, Andi Lila në këto zgjedhje është mbështetës i Partisë Socialiste.
Kjo pasi është parë krah Erion Veliajt në Kavajë, duke treguar kështu se ka “braktisur” Partinë Demokratike. Lila iu bashkua Partisë Socialiste gjatë një takimi të zhvilluar në Kavajë, ku ishte i pranishëm Erion Veliaj dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
“Stadiumi i Kavajës do te bëhet i ri dhe për këtë gjë patjetër që do ketë gjithë mbështetjen tonë. Janë dy çuna që janë fjalëpak e punëshumë” tha Lila.












