Është hapur ditën e sotme tuneli i 7 i Rrugës së Arbrit.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në inspektim me kryeministrin Rama u shpreh se me hapjen e këtij tuneli rruga nga Dibra për në Tiranë do jetë më pak se 1 orë e 20 minuta.
“Hapet edhe segmenti i rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, i cili vonoi për shkak të gjeologjisë së terrenit dhe jo vetëm do të shkurtojë më tej kohën e udhëtimit Tiranë – Dibër, por do të rrisë në standartet optimale sigurinë rrugore. Durim edhe për 300m e fundit në Tunelin e Murrizit, ku ecet përditë po ngadalë deri në daljen që e mbyll përfundimisht këtë vepër të madhe infrastrukturore, e cila ka nisur të kthehet në motor i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të gjithë kësaj zone të bekuar”, shkruan Rama.












