Kryeministri Edi Rama ka komentuar premtimin e bërë nga kandidati i koalicionit “Meta-Berisha”, Adil Xhelili për Bashkinë e Libohovës i cili është zotuar për shërbim funeral falas nëse zgjidhet kryebashkiak.
Ai ironizoi premtimin e tij gjatë takimit me qytetarët e Gjirokastrës, duke thënë se ky i fundit ishte gati të varroste gjithë Gjirokastrën.
“Kemi një në Libohovë që është gati t’ju varrosë të gjithëve. Thotë më jepni votën të varros gjithë Gjirokastrën. Të gjitha falas i keni me ta, po e dini shumë mirë ca vjen pas asaj falas, jo t’i keni falas po mos të të lënë as të varrosesh rehat.”- u shpreh Rama.












