Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Beridha-Meta” për Bashkine e Tiranës ka folur për disa të pathëna nga jeta e tij në politikë.
“Bello” ka zbuluar emrin e politikani socialist me të cilin ka debatuar ashpër në një studio televizive ndërsa pas kamerave kanë pirë kafe së bashku.
Pyetje: Me cilin nga kundërshtarët e tu politik ke biseduar në telefon ose e ke takuar?
Belind Këlliçi: “Me këta që janë aktiv në PS, me asnjë. Por mund të përmend një rast që me një politikan socialist, kemi patur një debat të ashpër në studio televizive dhe më pas kemi pirë një kafe të qetë dhe njerëzore së bashku. Me Ervin Bushatin. Por kjo nuk ka asgjë të keqe.”












