Çifti më i famshëm Kiara dhe Luizi mbremjen e djeshme kane kurorëzuar në martesë dashurine e tyre. Ajo që u vu re që mes njerëzve të afërm të Luizit, i pranishëm në ceremoni ishte vetëm shoku i tij i fëmijërisë, Jon Ndoja i cili ishte edhe dëshmitar i dhëndrit, ndërkohë nuk u pa asnjë familjar i këngëtarit.
Kjo mungesë e tyre ka sjellë dhe reagime të forta në rrjet të cilët kanë filluar të aludojnë se mos vallë familaj e Luizit nuk ka qenë dakort për këtë dasëm, ndonëse më herët Kiara tha se kishte takuar të ëmën e këngëtarit dhe se gjithçka kishte shkaur mirë.
Nga ana tjetër, familjarët e Kiarës kishin ardhur në ceremoni duke nisur nga halla, tezja dhe fëmijët e saj dhe gjyshja e moderatores, e njohur edhe për publikun si nëna Leta. Nëna e Luizit u shfaq në gjysmëfinale e BBV për të surprizuar të birin, por mungoi sonte në ditën e tyre të rëndësishme edhe pse ajo ndodhet në Shqipëri. Mos vallë nuk kanë qenë dakort për këtë martesë?












