Hapet edhe tregu e ri publik i Farkës. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha gjatë fjalës së saj se tregu i ri është një hap tjetër i sigurt që hidhet drejt zhvillimit të bujqësisë.
Ministrja shtoi se tregu ofron standarde të larta të sigurisë ushqimore si edhe siguron çmime më të lira për konsumatorin.
“Kjo vepër është me standarde të larta të sigurisë ushqimore vendase dhe të përputhura me standardet e BE, sepse ushqimet tregohen nëpër sipërfaqe që kanë brenda pika frigoferike që i ruajnë produktet ushqimore. Me këtë treg kemi një qendër në të cilën do të bashkohen tregtarët e shumicës me ata të pakicës, fermerët ditore me konsumatorët finalë të Tiranës”, tha ministrja.












