Një burrë 61-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë në Tiranë ku ka denoncuar i shqetesuar zhdukjen e bashkëshortes së tij, 23 vite me te re se vetja.
Sipas njoftimit të unformave blu mësohet se shtetasi me ininciale B.M, ka kallëzuar në polici se bashkëshortja e tij 38-vjeçare P.M, është larguar nga banesa. Menjëherë pas kallëzimit efektivët janë vënë në lëvizje për gjetjen e gruas.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 6 është paraqitur shtetasi B. M., 61 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja P. M., 38 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.












