Fituesi i Big Brother, Luiz Ejlli se fundmi eshte shprehur mirenjohes dhe ka zhvilluar fushate ne krah te Benet Becit, kandidatit te Partise Socialiste ne Shkoder.
Luizi u ka bere thirrje shqiptareve qe te votojne Benet Becin, qytetarin ideal i cili premton se do ta transformoje Shkodren. Gjithashtu Luizi se fundmi eshte pergjigjur nese ne te ardhmen do te futet ose jo ne politike.
“Unë i them çdo shqiptari të votojë. Kush nuk voton hesht. Përveç atyre që më kanë ardhur në shtëpi, erdhën tre, i thashë që me sa di unë kam fituar një spektakël, dhe me sa po kuptoj kam fituar zemrat e tyre. Nuk e shoh të përshtatshme që unë të përfshihem me politikë dhe të merrem”, u shpreh Ejlli.












