Kanë kaluar 6 orë që nga momenti i nisjes së votimit në 61 bashki të vendit. Edhe pse kanë kaluar 6 orë që nga nisja e votimit, pjesëmarrja vijon të jetë e ulët, pasi deri më tani kanë votuar vetëm 23.20% e popullsisë.
440 370 zgjedhës kanë votuar nga 1 898 349 zgjedhës në listat e qendrave të votimit të raportuara. Sipas të dhënave nga autoritetet, në këto zgjedhje vendore janë 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë.
Krahasuar me 2021 pjesëmarrja është më e ulët pasi deri në orën 13:00 në vitin 2021 kishin votuar 31.52%, kurse sot 23.2%.












