Ështe gati e pabesueshme sesi Fredi Beleri ka fituar bashkinë e Himarës me një rezultat shumë të ngushtë.
Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri, fitoi përballë kundërshtarit të tij, Jorgo Goros. Pas numërimit të kutisë së fundit, ajo e zonës së Dhërmiut, mbështetësit e tij shpërthyen në lot.
Kreu i PDIU, Vangjel Dule ishte i pranishëm në momentin kur po kryhej procesi i numërimit. Fredi Beleri aktualisht ndodhet në paraburgim me masë sigurie arrest në burg, pasi u ndalua mbrëmjen e së shtunës nën akuzën e shitblerjes së votës.












