Pavarësisht se morën një rezultat katastrofik në zgjedhjet e 14 majit, dyshja Berisha-Meta nuk e kanë ndërmend të japin dorëheqjen.
Megjithëse pas 14 majit u katandisën me vetëm 7 bashki të vogla, Meta vazhdoi “këngën” e njëjtë të Lulzim Bashës me pretendimin se opozitës i janë vjedhur votat. Pas takimit me Sali Berishën në selinë e PD-së, Meta ofendoi kandidatët e socialistë të cilët i quajti “gomerë” madje shtoi se në të ardhmen nuk do të vjedhin më.
“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Ramës, shkatërroi procesin zgjedhor. Ky shkatërrim, tjetërsimi i votës, po dokumentohet dhe do fillojë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar, në emër të mbrojtjes së votës së lirë. Garantoj që gomarët që ka zgjedhur Rama nuk do të vjedhin më”, tha Meta.












