Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtuesit të komanduar të Partisë Demokratike.
Dorëheqja vjen vetëm tre ditë pas disfatës se thelle në zgjedhjet lokale, ku forca politike e drejtuar prej tij nuk arriti të fitonte në asnjë bashki. Alibeaj njoftoi mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike ditën e premte, ku tha se do të vendoset për drejtimin e kësaj force politike nga organet kolegjiale.
“Jap dorëheqjen nga drejtimi i PD. Unë po lë drejtimin e partisë, për t’i hapur rrugë drejtimit kolegjial të partisë. Tashmë që zgjedhjet përfunduan, po largohem dhe do të vazhdoj të ushtroj detyrën time si nën-kryetar dhe anëtar i PD”, tha Alibeaj.
Në krahun tjetër të demokratëve, ndodh krejt e kundëta ku pavarësisht se morën një rezultat katastrofal në zgjedhjet e 14 majit, dyshja “Berisha-Meta” nuk japin dorëheqjen megjithëse pësuan humbjen më të thellë në histori.












