Kryeministri Edi Rama pritet të nis sot një tur falenderimi në të gjitha bashkitë ku Partia Socialiste fitoi më 14 maj. Ashtu sic e kishte paralajmëruar, ky tur do të nis nga Shkodra, ku PS do ta drejtojë për herë të parë këtë bashki në veri të vendit.
Një fitore historike e kanë cilësuar të majtën, atë në Shkodër ku Benet Beci mori një numër të konsiderueshëm votash në krahasim me rivalin e tij Bardh Spahia të “Bashkë Fitojmë”. Rreth orës 16:00, Kryeministri Edi Rama do të ketë një takim me qytetarët në kryeqendrën e veriut.
Rikujtojmë se PS fitoi në 53 bashki në zgjedhjet e 14 majit, “Bashkë Fitojmë” në 7 dhe Mega në 1.












