Fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli tashmë do të vijë me një tjetër këngë, e cila padyshim pritet me shumë padurim nga ndjekësit e artistit.
Me këngën “Përgjithmonë” këngëtari më i përfolur i momentit pritet të thyejë rekorde. Top Channel ka publikuar një pjesë të tekstit me fjalë të ndjera, që duket se është dhe historia e jetës së tij dhe dashurisë që gjeti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri:
“Fryma e fundit
Shpresa e fundit ishe ti
Kur jeta më mundi
Rrugën e gjeta te ti
Nuk e di a të meritoj pasha dy sytë në ballë
Kam një jetë që po të kërkoj
Unë si ty kurrë s’kam pa…“, thuhet ne tekstin e Luizit
Pritet që në orën 19.00 balada e dashurisë të publikohet në kanalin e tij zyrtar në YouTube.












