Avokati Jordan Daci tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se lirimi i Saimir Tahirit për t’u kujdesur për fëmijët e mitur është rast i rrallë, edhe pse e parashikon ligji.
Sipas avokatit Daci, lirimi i tij nuk do të bënte asnjë lloj lajmi nëse s’do të ishte Tahiri.
“Lirimi i tij është një procedurë, që po mos të ishte Tahiri, nuk do të përbënte asnjë lloj lajmi. Lirimi para kohe me kusht janë standarde që e parashikon ligi, por këto ndodhin rrallë. Për rastin e Tahirit ai ka vuajtur më pak se çfarë kishte bërë 1.5 vite burg. Kështu që ka bërë një vit e gjysmë burg. Kjo është pjesa e parë që ha diskutim”-tha avokati Daci.












